Lista Serbe deklarohet pas takimit me Lajçakun: S’kthehemi në institucione pa Asociacion dhe pa largimin e Njësisë Speciale nga veriu

Aktuale

Lista Serbe deklarohet pas takimit me Lajçakun: S’kthehemi në institucione pa Asociacion dhe pa largimin e Njësisë Speciale nga veriu

Më: 11 maj 2023 Në ora: 18:05
Goran Rakiq

Partia më e madhe serbe në vend, Lista Serbe, ka takuar sot emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas këtij takimi, kjo parti ka reaguar duke thënë se ata nuk kthehen në institucione derisa të formohet Asociacionit i Komunave me Shumicë Serbe.

Në takim u fol edhe për vendimin e privatizimit të tokave në Leposaviq e Zubin Potok, ku sipas kësaj partie, ky është proces i paligjshëm dhe do ta kundërshtojnë me mjete demokratike.

“Ritheksuam se vendimi i popullit serb është që të largohemi nga institucionet dhe të mos marrim pjesë në zgjedhje të rrejshme dhe se asnjë nga serbët e veriut nuk do të kthehet në institucione derisa të formohet Asociacioni në përputhje me marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015 dhe t’i tërheqin të gjitha njësitet speciale nga veriu”, thuhet në reagim.

Tutje, në reagim thuhet se ata nuk i njohin rezultatet zgjedhore, dhe sipas tyre, janë rezultat i proceseve ilegale të cilat “ekspozuan synimin e Kurtit që ta pushtojë veriun dhe se ndryshe nga ai, ne jemi të interesuar që ta ruajmë paqen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat