Kompania në Kosovë ndan 1 mijë euro për punëtorin që u bë baba

Aktuale

Kompania në Kosovë ndan 1 mijë euro për punëtorin që u bë baba

Më: 12 maj 2023 Në ora: 12:39
Ilustrim

Kompania e njohur për produktet e mishit ‘Meka’, ka subvencionuar edhe një punëtorë për lindjen e fëmijut, me vlerë prej 1 mijë euro.

Ashtu, siç kjo kompani ka njoftuar, ky është subvencionimi i dytë që i shkon një të punësuari në kompaninë  e tij, dhe ky i fundit është i gjinisë mashkullore.

Njoftimi i plotë:

Pas vendimit për subvencionimin e lindjeve, kemi kënaqësinë që të punësuarit në kompaninë tonë Rexhep Bojaxhiu, t’ia urojmë lindjen e vajzës, duke i dëshiruar jetë të gjatë e të lumtur, me që rast bëhet i punësuari i dytë i cili përfiton nga vendimi i subvencionimit të lindjeve në vlerë 1000 Euro!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat