Power: Vendimet e mëdha politike kërkojnë guxim

Aktuale

Power: Vendimet e mëdha politike kërkojnë guxim

Më: 12 maj 2023 Në ora: 13:13
Shefja e USAID-it Samanta Power

Shefja e USAID-it Samanta Power ka shëtitur paradite shtigjeve të Gërmisë me një grup të rinjsh.

Ajo theksoi rëndësinë e avancimit të përpjekjeve për pajtim në nivel komuniteti dhe dëgjoi nga të rinjtë serbë dhe shqiptarë të Kosovës për rolin e lidershipit të të rinjve dhe aspiratat e tyre për të ardhmen e vendit të tyre.

Power tha se vendimet e mëdha politike kërkojnë guxim, dhe shpreson që liderët e të dyja vendeve kur të marrin vendime të mendojmë për gjeneratat e reja që do te jenë liderët e së ardhmes.

Samanta Power do t'i bashkohet kryeministrit Kurti për të shpallur nisjen e ankandit të parë të energjisë diellore në vend.

Ngjarja shënon një moment historik të rëndësishëm pasi Kosova po ecën drejt objektivave  të dekarbonizimit dhe tranzicionit larg qymyrit dhe drejt burimeve të qëndrueshme dhe të gjelbërta të energjisë.

Power do të vizitojë gjithashtu Manastirin e Graçanicës, për të mësuar më shumë rreth trashëgimisë dhe historisë unike kulturore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat