Haxhi Avdyli porosi ish-bashkëpartiakëve të tij: Krenar për asociacionin mund të ndjehen Vuçiqat e Daçiqat

Aktuale

Haxhi Avdyli porosi ish-bashkëpartiakëve të tij: Krenar për asociacionin mund të ndjehen Vuçiqat e Daçiqat

Më: 12 maj 2023 Në ora: 15:06
Haxhi Avdyli

Haxhi Avdyli ka dalur edhe një herë kundër ish-bashkëpartiakëve të tij nga LDK. Deputeti i Partisë Guxo thotë se krenar për asociacionin mund të ndjehen vetëm Vuçiqat e Daçiqat.

Sipas tij, as lumi i Bistricës nuk i shpërlan dot ata që kanë pranuar që Kosovës t’i shtohet asociacioni i komunave serbe.

Postimi i plotë:

Dërgimi në kushtetuese dhe letra e Mogherinit për Asociacionin një tentativë e kotë për tu shfajësuar. Edhe pse marrëveshja e Ahtisarit parasheh drejta afirmative si askund për pakicën Serbe, disa ish udheheqës të vendit patën pranuar ta futnin Kosovën në aranzhmane të reja të dëmshme, duke pranuar asociacion njëetnik me kompetenca . Sju mjaftoi nënshkrimi për të por e bënë edhe marreveshje të votuar nga Kuvendi. E sot paturpësisht e me një lloj krenarie thonë e kemi dhënë mundësinë që Gjykata kushtetuese të jap mendim.
Po është më se normale, dhe asgje e jashtëzakonshme që Gjykata kushtetuese duhet të jep mendim për nje organizim të tillë administrativ një etnik, kur e dimë që në kushtetuese u dërgua edhe çmimi tavan për vaj e sheqer. Sado që këta kumbarët e asociacionit kanë për tu munduar të shpëlahen nga përgjegjësia me do letra e procedura normale, as lumi Bistricës nuk shpërlan dot që kanë pranuar që Kosovës ti shtohet një asociacion për komunat të cilat i japin llogari politike shtetit që mohon ekzistencën tonë. Tash lufta politike po zhvillohet që të minimizohet dëmi i marreveshjeve të kaluara e që ky asociacioni i krijuar tashmë si fakt juridik të jetë pa kompetenca ekzekutive që do defunksionalizonte shtetin. Kurse ju kumbarët të asociacionit nëse nuk ndjeheni të turpëruar e të penduar së paku fshehuni nga opinioni një kohë derisa të kaloj kjo furtunë e shkaktuar nga veprimet e juaja. Krenar për asociacionin mund të ndjehen Vuqiqat e Daqiqat e jo ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat