Reagon familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së: Specialja po hedh dritë në një dosje të vërtetë tragjike

Aktuale

Reagon familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së: Specialja po hedh dritë në një dosje të vërtetë tragjike

Nga: A.Zh Më: 13 maj 2023 Në ora: 09:25
Pamje nga gjykimi në Hagë

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imeri, ka thënë se në Gjykatën Speciale po hidhet dritë në “dosjen tragjike”, që ka ndodhur gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Në një postim në Facebook, kjo familje ka thënë se të akuzuarit, viktimat, dëshmitarët e këtij procesi gjyqësor janë të gjithë shqiptarë të Kosovës, rivalë politikë, përcjell Bota sot.

“Gjykata e Kosovës në Hagë po hedh dritë në një dosje të vërtetë tragjike që ka ndodhur gjatë luftës dhe pas luftës së Kosovës:

Të akuzuarit shqiptarë të Kosovës (NPK)

Viktimat shqiptarë, 'shokë' të te akuzuarve të këtij procesi gjyqësor

Dëshmitarët shqiptarë-viktimat po ashtu shqiptare

Dëshmitarët ndaj të akuzuarve pjesëtarë të partive rivale politike

Dëshmitarët; luftëtarë të UÇK-së, po ashtu edhe viktima të NPK-së

Gjykata Speciale po hedh dritë në shumë ngjarje tragjike dhe të dhimbshme të luftës së Kosovës,

Pp.s

A din kush me kallxue çka i ka punët Trumpi”, shkruan familja Imeri.

Ndryshe, dje ka përfunduar për këtë javë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Gjykimi do të vazhdojë të hënën e 15 majit, me dëgjimin e dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Ish-krerët e UÇK-së, për të cilët prokuroria pretendon se kanë kryer krime lufte, kanë qenë të pranishëm në sallën e gjyqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ata po gjykohen pas një procedure paraprake që ka zgjatur më shumë se dy vjet.

Gjatë krejt kësaj kohe, ish-presidenti Thaçi, ish-kryeparlamentarët Krasniqi dhe Veseli, si dhe ish-deputeti Selimi, po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, ndërsa në paraqitjet e tyre para gjykatës ata janë deklaruar të pafajshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat