Berisha ‘shpërthen’ me deklaratën: Nuk befasohna pse Haxhiu mban afër UDB-shat, ky pushtet është financuar nga Serbia

Aktuale

Berisha ‘shpërthen’ me deklaratën: Nuk befasohna pse Haxhiu mban afër UDB-shat, ky pushtet është financuar nga Serbia

Më: 13 maj 2023 Në ora: 13:10
Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha

Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, ka kritikuar Qeverinë Kurti për akomodim në pozita kuqe të njerëzve që kanë qenë pjesë e UDB-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar Drejtorit të Agjencisë për Sekuestrim dhe Konfiskim të Pasurisë, Enver Krasniqi, i cili është parë në një foto afër ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Sipas tij, ardhje në pushtet e VV-së është financuar nga Serbia.

“Nuk është për me u befasu pse Albulena Haxhiu i mban afër UDB-shat! Regjimi aktual ka ardhur në pushtet me financat e Serbisë (Martin-GenSerbia) dhe mbetjet e tyre si krye-udbashi nga Klina. Udbashi Enver Krasniqi nga Klina, është njëri nga mbetjet serbe që kundërmon në institucionet e Kosovës, që nga kabineti i Albinit, nëpër ministri, agjensi të pavarura, e deri te shërbimi korrektues, ku mbeturinat e UDB-së po bëjn spastrime si në kohën e Millosheviqit të ish luftëtarve të UÇK-së, veprimtar politik (Ylber Topalli etj) dhe atyre që nuk mendojn si regjimi aktual. Kadria ka ditur diçka kur ka thën në Kuvend të Kosovës: Albini ka me kthy Serbin në Kosovë”, ka shkruar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat