Djali i Kolë Berishës për zyrtarin që qëndroi krah Albulena Haxhiut: E burgosi babanë tim, e lidhi për një shtylle

Aktuale

Djali i Kolë Berishës për zyrtarin që qëndroi krah Albulena Haxhiut: E burgosi babanë tim, e lidhi për një shtylle

Më: 13 maj 2023 Në ora: 15:26
Visar dhe Kolë Berisha

Visar Berisha, djali i patriotit të njohur, Kolë Berisha, ka bërë një reagim tjetër pas shkrimeve në media se ministrja Albulena Haxhiu, ka përzgjedhur Enver Krasniqin për ushtrues detyre të Agjencisë për Sekuestrim dhe Konfiskim të Pasurisë së paligjshme.

Berisha ka rrëfyer një ngjarje që ka ndodhur më 28 mars të vitit 1989 kur dy policë e kishin marrë babanë e tij dhe e kishin dërguar në stacion policor.

Ai ka thënë se Enver Krasniqi, e ka burgosur babanë e tij dhe e ka lidhur për një shtylle.

“Baba u que shpejt dhe e hapi derën. Dy punëtorë të sigurimit të shtetit dhe pas tyne dy policë e kishin nxanë derën. Baba u vesh, e lidhën. Prej ballkonit e pashë që e futën rrmysht në Zastavë. Në dhomën e Stacionit policor, sigurimcin shiptar, Enveri, që e kishte burgosë, e kishte lidhur me "lisica" për shtylle. Pastaj Peja, Leskovci, Beogradi e prap Peja. Teshat që vini të ndryshkuna prej gjakut.” – thuhet në shkrimin e tij.

Tutje në shkrimin e tij, ai ka deklaruar si vijon: “Shumë prej tyne i kishin pranu ndryshimet kushtetuese dhe po i zbatonin ato me forcë. Shiptare. Asi që besonin se Serbia ishte shteti i tyne”.

Ndërkohë, ai ka thënë se “sigurimi i djeshëm”, sipas asaj që i kanë thënë, është favorizuar edhe nga dy ish-ministri të LDK-së dhe kjo që ka bërë ministrja Haxhiu “është vetëm pasojë”.

“Dorën në zemër, krejt kjo maskaradë e turpnon shtetin e Kosovës, Kosovën, nuk me ligë mue e aq më pak babën Kolë. Baba, sa ka qenë gjallë këtë sigurimcin e ka falë, shpirtnish, si njeri. Ka qenë në paqe me veten. Por baba, e le ma une, suj e mbrojmë ma vendin prej të vetëve që e mohojnë çdo ditë.”– ka thënë tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat