Roboti që po i “zëvëndëson” punëtorët

Aktuale

Roboti që po i “zëvëndëson” punëtorët

Më: 13 maj 2023 Në ora: 20:44
Roboti

Brenda një viti gjashtë punëtorë që kanë punuar në kompaninë vendore dhe janë larguar drejt shteteve të Perëndimit.

Në mungesë të punëtorëve të rinj, zëvëndësimi i të larguarve po bëhet nga robotët.

Ky robot i cili është prodhim Italian, sipas drejtuesëve të kësaj kompanie zëvëndëson tre punëtorë.

“Kjo ka ardhë edhe me tendencat që ka ec tregu po edhe me ikjen e punetoreve… robot i zëvëndëson ndoshta dy ose tre persona po duhet me qenë dikush që me manovru me të…”, thotë Vjosa Ukaj -menaxhere.

Ajo thotë se ikja e punëtorëve i shkaktoi kompanisë që prodhon karriga dhe tavolina edhe prishje të zingjirit të prodhimit.

“Lëvizje të punëtorëve ka nga viti i kaluar me këtë vit por nuk ka qenë ndonjë lëvizje e madhe 5-6 përsona, kjo i ka shkaktu kompanisë pak prishje të zingjirit të prodhimit po për një kohë të shkurtë është zëvëndësu…”, shprehet Ukaj.

Nga Oda Ekonomike e Kosovës thonë se qeveria duhet të ketë strategji që të ndalet ikja e të rinjve nga vendi.

E njohësi i fushës së ekonomisë, Besnik Avdiaj mungesën e fuqisë punëtore që nga 1 janari i vitit të ardhshëm me rastin e vendimit për liberalizimin e vizave e cilëson si propagandë derisa thotë se nuk është e qëndrueshme.

Megjithatë, në vend po vlerësohet se vendimi për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës që nga 1 janari i vitit të ardhshëm mund të shkaktoj mungesë edhe më të madhe të fuqisë punëtore gjë që do t’u krijonte telashe edhe më të mëdha shumë bizneseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat