Reagim i ashpër nga Gazmend Islami: Kosova në udhëkryqin e bandave, hajnave, vrasëseve, politikanëve milionerë!

Aktuale

Reagim i ashpër nga Gazmend Islami: Kosova në udhëkryqin e bandave, hajnave, vrasëseve, politikanëve milionerë!

Nga: N. Sh. Më: 13 maj 2023 Në ora: 20:56
Gazmend Islami

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, përmes një postimi në Facebook, thotë se Kosova është në udhëkryqin e bandave, hajnave, vrasëseve dhe politikanëve milionerë.

Islami thotë se Kosova është eksperiment.

Ai pohon se duhet Kosova të rreshtohet ose me eksperimentin ose ka ndërtimi i shtetit ligjor.

Postimi i plotë:

Kosova në udhëkryqin e bandave, hajnave, vrasëseve, politikanëve milionerë!

Kosova eksperiment, i bërë diku në koordinatat gjeografike të planetit tokë!!

Shtet, pasaportë, polici, autonomi, jo ushtri, jo sovranitet, jo qëndrueshmëri, as mish e as peshk!!!!

Çka është Kosova, asgjë më shumë se një eksperiment.

E tash duhet rreshtuar ose me eksperimentin, ose kah ndërtimi i shtetit ligjor!

Për t’u bërë e dyta, duhet ndershmëri, duhet të duam shtetin tonë, përndryshe e para do të la Kosovën edhe me dekada eksperiment në epruvetën e Serbisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat