Kurti thirrje shqiptarëve që të votojnë sonte për Albinën dhe familjen Kelmendi në Eurovision

Aktuale

Kurti thirrje shqiptarëve që të votojnë sonte për Albinën dhe familjen Kelmendi në Eurovision

Më: 13 maj 2023 Në ora: 22:05
Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti ka bërë thirrje që të votohet Albina dhe familja e saj, e cila do të përformojë sonte në finale të Eurovisioni.

Ajo po përfaqëson Shqipërinë në këtë garë dhe do të përformojë e 10-ta me radhë.

“Duje” dhe lartëso Shqipërinë!Për renditje sa më të lartë të Shqipërisë në Eurovision 2023, dërgoni SMS me numër 10, në numrat përkatës të shteteve ku jetoni, sonte, pas interpretimit të të gjitha këngëve finaliste.Të përbashkuar për @kelmendialbina dhe familja Kelmendi!”, ka shkruar Kurti.

26 shtete prezantojnë 26 këngët përfaqësuese si synim kryesor fitoren e madhe të festivalit më të madh evropian të muzikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat