​Osmani përkujton Masakrën në Qyshk: Drejtësi për viktimat që liria të ketë kuptim

Aktuale

​Osmani përkujton Masakrën në Qyshk: Drejtësi për viktimat që liria të ketë kuptim

Më: 14 maj 2023 Në ora: 14:12
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan.

Ajo ka thënë se Kosova do t`i kujtojë përherë viktimat civile shqiptare, dhe se nuk do të ndalen asnjëherë në kërkim të drejtësisë për t`i dhënë kuptim lirisë.

“24-vjet më parë në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan, forcat e regjimit gjenocidal serb vranë e masakruan barbarisht 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan.

Ata u vranë në vatrat e tyre shekullore dhe janë dëshmi e fuqishme e krimeve serbe në Kosovë... Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët e Qyshkut, Zahaqit, Llabjanit e Pavlanit!”, ka thënë Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat