Ministri Peci: Tashmë ekziston raporti final, shumë shpejt do të kompensohen komunat e prekura nga vërshimet

Aktuale

Ministri Peci: Tashmë ekziston raporti final, shumë shpejt do të kompensohen komunat e prekura nga vërshimet

Më: 15 maj 2023 Në ora: 15:23
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka folur pas takimit të thirrur nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, me kryetarët e komunave.

Peci para gazetarëve tha se shumë shpejt pritet që komunat e prekura nga vërshimet si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë këtij viti të kompensohen.

“Nga shtatori i vitit të kaluar, Qeveria ka marrë vendim për themelimin e një sekretariati. Tash e tutje, kompensimet për të gjitha veprimtaritë do të ekzekutohen nëpërmjet këtij sekretariati.

Ne kemi informacion se tashmë ekziston një raport final dhe ai është dërguar në Ministri të Financave dhe pritet që njërën nga mbledhjet e Qeverisë të kompensohen”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat