Vetura të shtrenjta e kursime në vlera marramendëse, kryetarët e dorëhequr në komunat veriore befasojnë me pasuritë e tyre!

Aktuale

Vetura të shtrenjta e kursime në vlera marramendëse, kryetarët e dorëhequr në komunat veriore befasojnë me pasuritë e tyre!

Nga: A.M. Më: 15 maj 2023 Në ora: 15:21
Pjesëtarë të Listës Serbe. 5 nëntor 2022.

Ditë më parë, Agjencia Kudër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë për zyrtarët publik. Në mesin e tyre janë edhe kryetarët e dorëhequr të komunave veriore (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan).

Kujtojmë se, kryetarët e komunave dhanë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, ku me këtë rast edhe u mbajtën zgjedhjet, në të cilat dolën fituesë kandidatët shqiptarë.

Dorëheqjet e Milan Radojeviq (Mitrovicë e Veriut), Zoran Todiq (Leposaviq), Sërxhan Vuloviq (Zubin Potok), Dragisha Miloviq (Zveçan), shkaktuan reagime dhe zhvillime të ndryshme politike.

Por, t’ia hedhim një sy pasurisë të këtyre katër politikanëve serbë, që thuhet se me direktiva të Beogradit u larguan nga institucionet e Kosovës.

Ndonëse, në deklarimet e tyre, ishin treguar shumë të cektë dhe nuk kishin dhënë edhe aq detaje.

Milan Radojeviq

Fillimisht, kryetari i dorëhequr i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq u tregua ‘modest’, duke deklaruar në pronësi të tij vetëm 2 apartamente.

Kurse, vlera e parave të gatshme e Radojeviqit është 2.386 euro.

Image
Grafika
Image
Grafika
Image
Grafika

Zoran Todiq

Ndërsa, Zoran Todiq ish-kryetari i Leposaviqit, deklaroi si pasuri të palujatshme një tokë, një shtëpi dhe një parcelë tregtare.

Po ashtu, Todiq njoftoi se posedon një veturë të tipit ‘Golf 7’, vlera e të cilit kap shumën e 9.500 eurove.

E ish-kryetari i Leposaviqit, ishte treguar kursimtar, ku tha se ka para të gatshme në tri banka; 732 euro, 34,999 euro, 33,496 denarë, ndërsa gruaja e tij ka 123,000 denarë.

Image
Grafika
Image
Grafika
Image
Grafika

Sërxhan Vuloviq

E sa i përket këyre katër ish-kryetarëve, Sërxhan Vuloviq i Zubin Potokut, doli të jetë më i pasuri.

Ai si pasuri të paluajtshme regjistroi 4 banesa dhe një parcelë toke, ndërsa si pasuri të luajtshme kishte 1 veturë në vlerë të 50 mijë eurove.

Mirëpo, Vuloviq doli të ketë edhe një shumë të majme të parave të kursyera në bankë, në vlerë prej 187,300 euro.

Image
Grafika
Image
Grafika
Image
Grafika

Dragisha Miloviq

E në fund, ish-kryetarja e Zveçanit, Dragisha Miloviq u tregua shumë e ‘fshehtë’, duke mos thënë shumë detaje. Miloviq deklaroi vetëm 2 banesa në vlerë të përbashkët prej 90 mijë eurove.

Image
Grafika
Image
Grafika
Image
Grafika
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat