Sot fillon zbatimi i rregullores së BE-së ku liberalizimi i vizave për Kosovën është ligj i aplikueshëm në zonën Shengen

Aktuale

Sot fillon zbatimi i rregullores së BE-së ku liberalizimi i vizave për Kosovën është ligj i aplikueshëm në zonën Shengen

Më: 15 maj 2023 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Nga sot ka filluar zbatimi i Rregullores së BE-së 2023/850, saktësisht liberalizimi i vizave për Kosovën sot e tutje do të jetë ligj i aplikueshëm në gjithë zonën Shengen.

Kjo u bë e ditur nga Drejtori i Institutit Epik, Demush Shasha i cili përmes një postimi në Facebook ka thënë se nga dita e sotme autoritetet kufitare të vendeve të BE-së fillojnë përgatitjet e nevojshme për t’u siguruar se nga 1 janari legjislacioni respektiv do të zbatohet në të gjitha pikëkalimet kufitare të zonës Shengen.

“Nga sot fillon zbatimi i Rregullores së BE-së 2023/850. Me fjalë të tjera, nga sot liberalizimi i vizave për Kosovën është ligj i aplikueshëm në të gjithë zonën Shengen. Ndonëse praktikisht qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm drejt zonës Shengen nga 1 janari, nga sot autoritetet kufitare të BE-së fillojnë përgatitjet e nevojshme për të siguruar se nga 1 janari legjislacioni respektiv do të zbatohet në të gjitha pikëkalimet kufitare të zonës Shengen”, ka thënë Shasha.

Theksojmë se qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Shengen që nga 1 janari 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat