​Njësia A-5 në KEK, sërish jashtë funksionit?

Aktuale

​Njësia A-5 në KEK, sërish jashtë funksionit?

Më: 16 maj 2023 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Njësia A-5 e Termocentralit “Kosova A” duket se sërish ka dal nga funksioni i prodhimit, pak ditë pas rikthimit nga remonti.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se pa u bërë ende 10 ditë, blloku A5 ka dalë prapë jashtë funksionit.

Megjithatë, zyrtarë nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) nuk kanë qenë të qasshëm për të verifikuar këtë njoftim të deputetes Bajrami.

Ndërsa, këshilltarja për media e ministres së Ekonomisë, Edita Pozhegu ka thënë për KosovaPress se nuk e ka një informacion të tillë, mirëpo ka kërkuar nga media që të kontaktohet ndërmarrja publike, në këtë rast KEK-u.

“Pa u bë ende 10 ditë, blloku A5 del prapë jashtë funksionit. Thoshin se do të ndalet ''gjakderdhja finaciare'', këta dojnë me i qitë në ''komë'' ndërmarrjet publike. Ministrja e pat cilësu dhuratë kthimin në punë të bllokut A5, doli të jetë dhuratë, se vetëm dhuratat zgjasin kaq pak. Për qendrushmëri duhet punë konsistente - don me ju shku mandati pa e kuptu këtë gjë”, ka shkruar Bajrami në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat