Shkatërrohet grupi i grabitësve në Mitrovicë

Aktuale

Shkatërrohet grupi i grabitësve në Mitrovicë

Më: 16 maj 2023 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Në orët e pasditës së sotme, hetuesit policor në Mitrovicë kanë arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “grabitje”.

Arrestimi i katër të dyshuarve është bërë mbi dyshime të arsyeshme, pasi ata dyshohen se me datën 29 prill 2023, në rrugën ” Hasan Prishtina” në Mitrovicë, të maskuar e nën kërcënimin e armës viktimës i kanë grabitur një shumë e parave.

Si rezultat i hetimeve të zgjeruara dhe dyshimeve të bazuara, janë realizuar edhe kontrolle në shtëpitë e të dyshuarave, ku në cilësi të provave janë sekuestruar materiale të nevojshme lidhur me veprën penale grabitje.

Gjatë kontrollit në tri lokacione është gjetur dhe është konfiskuar edhe substancë e dyshuar narkotike, me këtë hetimet janë duke i vazhduar hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN).

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit katër të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat