​Konfirmon KEK, del jashtë funksionit A-5 në “Kosova A”

Aktuale

​Konfirmon KEK, del jashtë funksionit A-5 në “Kosova A”

Më: 16 maj 2023 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Skënder Bucolli, ka konfirmuar për KosovaPress se Njësia A-5 ka dalë jashtë funksionit.

Ai ka thënë se së shpejti Blloku A-5 do të kthehet në operim.

“Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se njësia A5 pas remontit kapital ka hyrë në operim me datë: 06.05.2023 dhe ka qenë në fazë testuese.

Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar të gjitha vërejtjet të cilat janë në fazën e eliminimit dhe njësia pritet të kthehet në operim së shpejti. Për më tepër, pas remonteve kapitale janë të planifikuara-nevojshme ndaljet për eliminimin e vërejtjeve për operim të sigurt të njësisë përkatëse”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat