Haxhiu: Qeveria Kurti e përdor opozitën për t’i mbuluar dështimet

Aktuale

Haxhiu: Qeveria Kurti e përdor opozitën për t’i mbuluar dështimet

Më: 16 maj 2023 Në ora: 19:33
Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, thotë se Qeveria Kurti e ka përdorur opozitën vetëm në rastet kur iu duhej ta mbulonin dështimin e tyre.

Madje, Haxhiu vlerësoi që Qeveria aktuale nuk ka pasur kurrë strategji në dialog me Serbinë, shkruan teve1.info.

“Çështja e dialogut nuk do duhej të na përçante, por duhej të na bashkonte për ta ndërtuar strategjinë për dialogun. Qeveria Kurti asnjëherë nuk ka sjellë një platformë apo strategji për dialogun. Qeveria në pushtet nuk dëshiron të ketë platforma të përbashkëta në raport me Serbinë. Qeveria e përdor opozitën vetëm ndonjëherë kur iu nevojitet atyre, për ta mbuluar dështimin ose për të goditur në procesin e dialogut”, deklaroi Haxhiu.

Ndërkaq, sa i përket deklaratës së Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, i cili ka thënë se letra e ish-përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, e siguron Kosovën se edhe nëse formohet Asociacioni, nuk do të ketë autonomi serbe, Haxhiu deklaori se kjo tregon shumë për zgjuarsinë e atyre që ishin pjesë e procesit të dialogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat