Njëri nga ushtarët e parë të UÇK-së: Figura e Zahir Pajazitit duhet të qitet në pah

Aktuale

Njëri nga ushtarët e parë të UÇK-së: Figura e Zahir Pajazitit duhet të qitet në pah

Më: 16 maj 2023 Në ora: 21:40
Avni Ajeti, Zahir Pajaziti

Njëri nga ushtarët e parë të UÇK-së, Avni Ajeti, ka thënë se figura e Zahir Pajazitit duhet të dalë në pah më shumë apra popullit të Kosovës.

Ai cilëson se figura e tij është e nënvlerësuar.

“Të tregojnë realitetin dhe të qesin në pah figurën e Zahir Pajazitit”, thotë ai teksa shton se figura e tij nuk përmendet sa duhet.

Ai tutje thotë se të gjitha grupimet që kanë pasur për qëllim kryengritjen ndaj regjimit serb, kanë pasur si pikë kyçe Zahir Pajazitin.  

“Shiko, populli e vlerëson dhe e di kontributin e Zahirit dhe të tjerëve për luftë. Krejt nga këto organizata që kanë tentuar deri në një kryengritje dhe në një moment të caktuar janë dekonspiruar dhe janë burgosur, promotori ka qenë Zahiri. Rreth këtij djali ofrohen do djem që asnjë qëllim tjetër nuk kanë përpos organizimin e luftës dhe rezistencës së armatosur”, përfundoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat