Personat me nevoja të veçanta protestojnë para Qeverisë për uljen e pagesës në 150 €, Duda Balje u premton zgjidhje

Aktuale

Personat me nevoja të veçanta protestojnë para Qeverisë për uljen e pagesës në 150 €, Duda Balje u premton zgjidhje

Më: 17 maj 2023 Në ora: 10:13
Personat me nevoja të veçanta

Personat me nevoja të veçanta kanë protestuar para objektit të Qeverisë për shkak se pagesa mujore që marrin u është ulur nga 375 në 150 euro, ngase janë zhvendosur nga kategoria e parë në të dytën.

Madje ata u shprehën se do të hyjnë në grevë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Naim Hajdari, organizator i kësaj proteste tha se Qeveria po bënë dallavere me përcaktimin e shkallës së invaliditetit.

Madje sipas tij, Komisioni vlerësuar nuk u kushton rëndësi dhe i konsulton veç 30 sekonda. Ai thotë se edhe përkundër ankesave nuk janë marrë asnjëherë parasysh dhe se do të rrinë në grevë deri në realizmin e kërkesave.

“Mua më takojnë 375 euro, po krejt i marrim ka 150 euro, për shkak se Qeveria na ka bë këtë dallavere. Këtë dallavere nuk e duam. Unë edhe shoqen e kom me aftësi të kufizuara, djalin e kom në shkollë me 150 euro nuk muj me ja dal. Kur shkon në Komision 30 sekonda të mbajnë”.

“Qeveria naj nalë paret tjera, se na thonë jeni të aftë. Prej janarit 2018 i marr 150, e më takojnë 375 euro. Kemi bo ankesa, kujan nuk i intereson. Na kanë premtuar, por nuk na kanë marrë parasysh. Qeverisë i themi në grevë jemi 24 orë qetu deri ta fitojmë 375, edhe natën qetu na kanë prej sot deri kur përfundon, deri të na japin të drejtën tonë”.

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, Duda Balje, e cila i takoi protestuesit u premtoi se çështja do të adresohet në Komision.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat