Rasti ‘Lakrishta’/ Krimet Ekonomike po bastisin mbi 10 lokacione, cak bizneset dhe banesat e zyrtarëve të NPB-së

Aktuale

Rasti ‘Lakrishta’/ Krimet Ekonomike po bastisin mbi 10 lokacione, cak bizneset dhe banesat e zyrtarëve të NPB-së

Më: 17 maj 2023 Në ora: 10:30
Policia

Policia Kundër Krimeve Ekonomike është duke e zhvilluar një aksion të gjerë edhe në një nga ndërmarrjet komunale në Prishtinë.

Bëhet fjalë për Ndërmarrjen Publike Banesore, konkretisht për rastin ‘Lakrishta’.

Burimet e medias brenda policisë kanë thënë se aktualisht mbi dhjetë lokacione po bastisen. Cak i bastisjeve janë bizneset dhe banesat e disa zyrtarëve të kësaj ndërmarrje.

Aksionin e ka konfirmuar, zyrtari për informim Bajram Krasniqi.

“Pas përfundimit të operacioneve, do të bëhen të ditura detajet shtesë rreth këtyre operacioneve policore”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat