Tri aksione që nga mëngjesi, Sveçla jep detaje

Aktuale

Tri aksione që nga mëngjesi, Sveçla jep detaje

Më: 17 maj 2023 Në ora: 10:57
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka dal me njoftim rreth aksioneve policore të cilat po zhvillohen nëpër Kosovë.

Ai ka njoftuar se behët fjalë për tri aksione të ndara, njëra po zhvillohet në Ndërmarrjen Publike Banesore nga Krimet Ekonomike, një nga Krimet e Rënda kundër fajdeve ndërsa aksioni i tretë po realizohet për mashtrimet me kartela bankare.

“Që nga mëngjesi i hershëm janë duke u zhvilluar tre aksione nga Drejtori të ndryshme të Policisë së Kosovës. Krimet ekonomike në Ndërmarrjen Publike Banesore, Krimet e Rënda janë duke zhvilluar aksione kundër fajdeve dhe Krimet Kibernetike për mashtrimet me kartela bankare”, ka thënë ministri Sveçla.

Ai ka thënë se angazhimi ndaj çdo lloj krimi do të intensifikohet. “Përgëzoj Departamentin e Hetimeve për secilin rezultat të arritur”, ka thënë në fund kreu i MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat