Paralajmëron Islami: Gjatë betimit të kryetarëve mund të ketë incidente

Aktuale

Paralajmëron Islami: Gjatë betimit të kryetarëve mund të ketë incidente

Më: 17 maj 2023 Në ora: 21:15
Avni Islami

Që mund të ketë incidente gjatë kohës së betimit të kryetarëve në pjesën veriore të vendit, e thotë edhe njohësi tjetër i sigurisë, Avni Islami.

Por, shton se ato nuk do të mund ta cenojnë sigurinë dhe rendin publik.

“Mendoj, që pavarësisht retorikës nacionaliste dhe retorikes që do të ketë incidente gjatë dhënies së betimit unë mendoj që mund të ketë incidente sporadike të sinkronizuara por që nuk e cenojnë sigurinë dhe rendin publik në veriun e Kosovës, pra për shkak të përgatitjeve të strukturave të sigurisë që gjithçka të shkojë sipas planit në atë pjesë”, ka thënë Islami.

Sipas tij, betimi kryetarit të Mitrovicës Veriore do të jetë test për institucionet e vendit, për kushtetutshmërinë dhe mbrojtjen e ligjshmërisë.

“Paralajmërimi për dhënien e betimit nga ana e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, është një test për institucionet e Republikës së Kosovës për kushtetutshmërinë dhe mbrojtjen e ligjshmërisë dhe ky është një test edhe për sigurinë në atë pjesë të veriut se si do të reagojnë strukturat kriminale dhe ilegale të cilat janë nën komandën e Aleksandër Vuçiqit, pra rasti i betimit të kryetarit të Mitrovicës Veriore është një test për institucionet se sa janë të përgatitura që ta ruajnë endin dhe qetësinë publike. Dihet që ligjërisht zgjedhjet në veriun e Kosovës janë të rregullta pavarësisht që Lista Serbe i ka bojkotuar këto zgjedhje”, është shprehur Islami për Fo.

Ndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të vendit janë mbajtur më 23 prill .

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në Mitrovicë të Veriut dhe në Leposaviq, ndërsa në Zveçan dhe Zubin Potok të parët kanë dalë kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kryetar i Leposaviqit është zgjedhur Lulzim Hetimi nga LVV-ja, më 73.3%, i Zubin Potokut Izmir Zeqiri më 52.2% nga PDK-ja, Ilir Peci në komunën e Zveçanit më 59%, po ashtu nga PDK-ja dhe në Mitrovicë të Veriut, Erden Atiq nga LVV-ja, më 66.95.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat