Latifi - deputetëve të VV-së: Keni dy vjet mandat, rezultatet janë të varfra

Aktuale

Latifi - deputetëve të VV-së: Keni dy vjet mandat, rezultatet janë të varfra

Më: 17 maj 2023 Në ora: 22:14
Adnan Rrustemi dhe Blerim Latifi

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka debatuar në emisionin Pressing në T7 lidhur me deklaratat për nisjen e vetingun në drejtësi dhe reforma në sistemin prokurorial.

Latifi, pasi dëgjoi fjalën e deputetëve të VV-së, Adnan Rrustemi dhe Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, lidhur me vonesat në procesin e vetingut dhe reformave tjera në sistemin e drejtësisë.

“Nuk është e lehtë të bëhet Vetting në një shtet ku ka pasur krim e korrupsion të madh”, tha Hyseni Kryeziu.

Këtu i reagoi Latifi duke thënë se këto fjalë i ka dëgjuar më herët.

“Luftimi i krimit. Korrupsioni. Reforma. I kemi dëgjuar nga secila qeveri. Janë fjalë boshe. Keni dy vjet mandat. Rezultatet janë të varfra”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat