Deputeti i VV-së: Motrën me dy mastera e lus që të mos aplikojë në konkurse publike

Aktuale

Deputeti i VV-së: Motrën me dy mastera e lus që të mos aplikojë në konkurse publike

Më: 17 maj 2023 Në ora: 22:17
Adnan Rrustemi

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, ka thënë se që dy vite qeverisje nuk ka raste të nepotizmit.

Ai ngul këmbë se nuk ekziston asnjë rast i tillë teksa ka shtuar se i ka lutur familjarët që të mos aplikojnë në konkurse publike.

“Nuk ka nepotizëm në qeverinë e VV-së në asnjë rast, po e them sinqerisht”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

“Nuk kam asnjë familjar që aplikon në konkurse publike. Ju lutna që të mos aplikojnë në këto konkurse. E kam një motër me dy mastera dhe i lutem që të mos aplikoj në konkurse publike. Si fenomen nuk e pranoj. Nuk ka në Kosovë raste të nepotizmit që dy vite qeverisje”, shtoi Rrustemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat