“E kanë kuptuar gabimin, tash i kemi votat”, Kryeziu: Disa deputetë kanë ndryshuar mendje për këtë ligj

Aktuale

“E kanë kuptuar gabimin, tash i kemi votat”, Kryeziu: Disa deputetë kanë ndryshuar mendje për këtë ligj

Më: 17 maj 2023 Në ora: 22:35
Arbëreshë Kryeziu Hyseni

Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka thënë se Ligji i Kodit Civil do të kalojë herën tjetër kur do të futet në votim në Kuvend.

Kryeziu Hyseni ka thënë se disa prej deputetëve që nuk votuan Kodin Civil, tani kanë ndërruar mendje dhe do të votojnë pro.

Ajo thotë se tani do të vijnë edhe disa deputetë që nuk kanë qenë në sallë herën e kaluar.

“Disa deputetë kanë ndryshuar mendje për Kodin Civil, e kanë kuptuar gabimin. Mos të harrojmë faktin se ka pasur shumë presion nga qytetarët, e dimë qëndrimin e qytetarëve për një nen aty. Tri deputetë nuk kanë qenë aty. Për dy vota nuk kanë kaluar. Pra besojmë se do të kalojë me shumicë kësaj radhe”, tha ajo në emisionin Pressing në T7.

Tutje ajo tregoi se ende nuk është vendosur përmbajtja e Kodit dhe se nuk dihet nëse do të ketë ndryshime.

“Ende nuk e kemi vendosur”, tha shkurt ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat