Deputetja Kica-Xhelili denoncon në Polici humbjen e laptopit zyrtar, e gjen pas disa ditësh

Aktuale

Deputetja Kica-Xhelili denoncon në Polici humbjen e laptopit zyrtar, e gjen pas disa ditësh

Më: 18 maj 2023 Në ora: 21:07
Doarsa Kica – Xhelili

Para disa ditësh, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica – Xhelili, ia ka mësyrë stacionit policor, ku e ka denoncuar humbjen e laptopit zyrtar. Kica – Xhelili ka dhënë dëshminë e saj dhe më urdhër të Prokurorit rasti është cilësuar si “Vjedhje”.

Kështu kanë bërë me dije burimet dhe kanë njoftuar se deputetja tashmë e ka gjetur laptopin e saj zyrtar, për të cilin fillimisht nuk ishte në dijeni se si i ka humbur.

Në dëshminë e saj të dhënë në Polici, deputetja ka deklaruar se hera e fundit kur e ka përdorur laptopin, ka qenë seanca e mbajtur në fillim të këtij muaji dhe që nga ajo ditë nuk e ka shfrytëzuar, prandaj s’e ka vërejtur mungesën e tij.

Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të nisin hetimet dhe të zbulohet se si ka ndodhur rasti.

Përkundër që ende nuk dihen detaje se si ka rënë në gjurmët e laptopit zyrtar, deputetja e ka konfirmuar se e ka gjetur pajisjen teknologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat