Ramazan Bekteshi i reagon tenistit serb Novak Gjokoviq: A treguat keqardhje për 1432 fëmijët e vrarë duke i ‘pagëzuar’ në ferr?

Aktuale

Ramazan Bekteshi i reagon tenistit serb Novak Gjokoviq: A treguat keqardhje për 1432 fëmijët e vrarë duke i ‘pagëzuar’ në ferr?

Nga: N. Sh. Më: 18 maj 2023 Në ora: 22:28
Ramazan Bekteshi

Publicisti dhe veprimtari i cili jeton dhe vepron në SHBA, Ramazan Bekteshi ka reaguar ndaj tenistit serb, Novak Gjokoviq, i cili ka deklaruar se dëshiron t’i pagëzoj fëmijët e tij në Kosovë.

Bekteshi në reagimin e tij, pyet se a ka ndje Gjokoviq keqardhje për 1432 fëmijët shqiptarë të vrarë nga paramilitarët serbë.

Veprimtari shton se, këta fëmijë i kanë vra e varrosë në varre masive.

Ai e quan Gjokoviqin si mega kampion të shovinizmit dhe nacionalizmit.

Reagimi i plotë:

Gjokoviç: “Dua të pagëzoj fëmijët e mi në Kosovë”! O me të vërtetë, a treguat keqardhje për 1432 🇽🇰 fëmijë të vrarë nga paramilitarët 🇷🇸, duke i 'pagëzuar' në ferr dhe varre masive? Kampioni i tenisit është një mega kampion i shovinizmit dhe nacionalizmit, zëri i tij është egoist, veprimet e tij provokuese!

Djokovic: "I ëant to baptize my kids in Kosovo"! O really, did you shoë remorse for 1432 🇽🇰 children killed by 🇷🇸paramiliatry, 'baptizing' them in hell & mass graves? The champ of tennis is a mega champ of chauvinism & nationalism, his voice is selfish his acts provocative!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat