Basha: Armiku i serbëve të Kosovës është Vuçiqi

Aktuale

Basha: Armiku i serbëve të Kosovës është Vuçiqi

Më: 19 maj 2023 Në ora: 07:19
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Dimal Basha

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Dimal Basha është shprehur i sigurt se betimi i kryetarëve të komunave veriore nesër do të kalojë pa problem ashtu siç ka siguruar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Basha ka thënë se Vuçiqi e Lufton integrimin e serbëve në Kosovë.

Tutje ai deklaroi se armik i serbëve të Kosovës është Vuçiqi.

“Armiku i serbëve atje dhe i republikës së Kosovës, mbetet Vuçiqi”, tha Basha në T7.

Basha ka thënë se SHBA po e ruan pozicionin e ndërmjetësuesit në këtë mes. Ai ka thënë se e kupton këtë rol.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës i përkrahin zgjedhjet, ka qenë fakti se serbët janë kërcënuar nga strukturat kriminale atje. Jo se nuk dojnë. Duhet ta kuptojmë, SHBA vijnë nga këndi i ndërmjetësuesit dhe duan t’u ikin tensioneve. As ne dhe as SHBA nuk kemi interes për tensione”, ka thënë ai.

Nesër, 19 maj do të bëhet betimi i kryetarit të ri të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat