Në kazermën “Skënderbeu” përfundoi “Kursi Bazik për Instruktor”

Aktuale

Në kazermën “Skënderbeu” përfundoi “Kursi Bazik për Instruktor”

Më: 19 maj 2023 Në ora: 12:10
Kursantët gjatë katër javëve janë trajnuar.

Forca e Sigurisë së Kosovës informoi se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj përfundoi “Kursi Bazik për Instruktor”.

Me këtë rast u certifikuan 14 kursantë, që në të ardhmen do ta kryejnë detyrën e instruktorit të FSK-së.

Kursantët gjatë katër javëve janë trajnuar.

Ata kanë arritur të marrin njohuri të mjaftueshme për komunikim efektiv, psikologjinë ushtarake, menaxhimin e trajnimeve dhe për metodat e mësimdhënies dhe të nxënit efektiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat