Hamiti: Derisa Kurti flet për kthimin e mërgatës, gjatë qeverisjes së tij kanë ikur 100 mijë qytetarë

Aktuale

Hamiti: Derisa Kurti flet për kthimin e mërgatës, gjatë qeverisjes së tij kanë ikur 100 mijë qytetarë

Më: 19 maj 2023 Në ora: 17:33
Muhamet Hamiti

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili sot përmes një video ka thënë se rruga e Qeverisë së tij është për kthimin e diasporës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kryeministri po flet për kthimin e mërgatës, ndërsa vetëm gjatë qeverisjes së tij kanë ikur 100 mijë qytetarë nga Kosova.

“‘Rruga jonë është rrugë për kthimin e mërgatës’, paska thënë kryeministri Kurti sot në një video. I buzëqeshur, i vetëkënaqur, kryeministri e thoshte këtë ndërsa në dy vitet e fundit, gjatë qeverisjes së tij të ‘shpresës’, mbi 100.000 kosovarë të zhgënjyer e kanë braktisur vendin dhe e kanë rrritur mërgatën që Kurti thotë se do ta kthejë. Ikja e kosovarëve nga vendi “është diçka normale”, thoshte para 10 ditësh zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi.

Kjo Qeveri e Kosovës po i përzë qytetarët e Kosovës, po e rrit mërgatën tonë, me synimin për ta kthyer mërgatën! A s’është absurde kjo?”, ka shkruar Hamiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat