OSBE-ja kërkon zbatimin e vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

Aktuale

OSBE-ja kërkon zbatimin e vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

Më: 20 maj 2023 Në ora: 10:28
Manastiri i Deçanit

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokat e Manastirit të Deçanit.

Përmes një reagimin, në shtat-vjetorin e nxjerr se këtij vendimi, ky mision ka thënë se institucionet e Kosovës atë pjesë të tokës duhet ta regjistrojnë në emër të manastirit.

"Pas shtatë vjetëve, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pronësinë e Manastirit të Deçanit të 24 hektarëve tokë mbetet në letër. OSBE-ja e përsërit thirrjen e vet ndaj institucioneve që ta mbajnë sundimin e ligjit dhe ta regjistrojnë tokën në emrin e Manastirit", ka vlerësuar OSBE-ja.

Më 20 maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës pati ndërprerë sagën 16 vite të gjatë, të një kontesti ligjor, në mes ndërmarjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” në njërën anë, dhe Manastirit mesjetar të Deçanit në anën tjetër.

Kushtetuesja pati vendosur se 24 hektarët e kontestuara i takojnë Manastrit.

Vetëm një ditë pas këtij vendimi, kompanitë “Apiko” dhe “Iliria” i parashtruan kërkesë Gjykatës Kushtetuese, për vlerësimin e “ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë” duke kërkuar anulimin dhe revokimin e vendimit të Kushtetueses. Meqenësë vendimet e Kushtetueses nuk apelohen, një kërkesë e tillë nuk u mor parasysh.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat