Çështja e pasaportave, flet i dëmtuari Musliu: Kemi paguar 498 euro, nuk e dimë pse

Aktuale

Çështja e pasaportave, flet i dëmtuari Musliu: Kemi paguar 498 euro, nuk e dimë pse

Më: 23 maj 2023 Në ora: 21:18
Osman Musliu

Osman Musliu ka deklaruar se ai dhe familjarët e tij kanë paguar prej 498 eurosh për pasaportë tek një kompani nënkontraktuese e ambasadës greke, shumë të cilën thotë se nuk e ka idenë pse e ka paguar.

Në një lidhje direkte në “Debat Plus”, ai ka deklaruar se një kërkesë të tillë për në Athinë të Greqisë, e ka bërë së bashku me dy fëmijët e tij, vizë të cilën e kishte pranuar vetëm e bija.

“Kemi konkuruar vajza, unë dhe djali. Vajza ka bërë një kërkesë dhe ka thënë se baba dhe djali janë vetëm shoqërues, na e kanë refuzu vizën e parë…sikur e refuzojnë këto ambasadat perëndimore dhe të Evropës, pa kurrfarë arsye, pjesa ma e madhe a ambasadave vrapojnë me para të kosovarëve…sikur nuk na keni bind që ktheheni. Kemi aplikuar tek ambasada tek qafa, edhe pasoshat na i kanë refuzu….”, ka deklaruar ai. “Kemi aplikuar prapë të tretë, i kemi mbushur kushtet. Vajzës ja pranuan vetëm vizë hyrëse prej 7 ditësh, mua  dhe djalit jo…498 euro kemi pagu dhe nuk e dimë cila është arsyeja pse kemi pagu”.

Tutje, ai ka thënë se kompani  të tilla janë më shumë plaçkash sesa që u shërbejnë qytetarëve.

Së fundmi, është raportimi mbi “VisaMetric” ai i cili bëri të ditur se për muaj të tërë, VisaMetric ka detyruar qytetarët e Kosovës që të paguajnë shumën prej 30 eurosh për dorëzimin e pasaportës nga lokacioni i kësaj kompanie e deri te shtëpitë e tyre.

Tashmë, Prokuroria Themelore në Prishtinës ka nisur hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat