Zogaj tregon se si futeshin letrat me informacione në ushqimin për të burgosurit në Dubravë

Aktuale

Zogaj tregon se si futeshin letrat me informacione në ushqimin për të burgosurit në Dubravë

Më: 23 maj 2023 Në ora: 23:23
Ish-i mbijetuari i masakrës në burgun e Dubravës, Bislim Zogaj

Ish-i mbijetuari i masakrës në burgun e Dubravës, Bislim Zogaj ka rrëfyer momente gjatë qëndrimit të tij brenda burgut.

Ai tha se gjatë udhëtimit nga burgu i Mitrovicës së Sremit, deri në burgun e Dubravës e kishte krijuar përshtypjen se shumë pak qytetarë kishin mbetur në Kosovë.

Zogaj duke rrëfyer momente brenda këtij burgu tha se nuk kishin informacione për atë se çfarë po ndodh jashtë, por që ai tregoi ngjarjen se si një i burgosur i cili kishte pasur një tranzistor brenda burgut, kishte arritur të fuste letra me informacione në ushqimin i cili shërbehej për të burgosurit.

“Gjatë udhëtimit  të paktën sipas përshtypjeve të mia kisha krijuar se kishin mbet shumë pak qytetarë në Kosovë edhe pse e kishim të vështirë të shikonim përmes xhamave të autobusëve por shihej se nuk ka qytetarë”, rrëfen Zogaj.

“Kur kemi shkuar në Dubravë është interesantë se aty  kishte pas të burgosur të tjerë për vepra të tjera që e organizonin ushqimin dhe është interesantë që deri tash nuk e kemi potencu kanë ndodhë dy herë që në kuzhinë një i burgosur që ka qenë edhe më herët dhe që i ka njohur disa të burgosur politik, ka arritur dy herë të fus nga një letër në ushqim sepse deri më 19-tin ushqeheshim në kuzhinë dy herë në ditë dhe ka arritur ta fus një letër me informacione, sepse ata kishin pas një tranzistor dhe informatat i ka futë në bukë dhe Istref Hasani ka qenë ai i burgosur”.

“Për ta shpërndarë informacionet te ne të paktën si po shkojnë luftimet dhe një prej atyre letrave ia kishte dhënë Nait Hasanit dhe njërën Avni Klinakut dhe ata pastaj në pavilon na kanë shpërnda dikujt ato informacione dhe në bazë të tyre kishim përshtypje se një numër i madh i qytetarëve e kishin lëshuar Kosovën, megjithatë njësitet e UÇK-së, në pjesë të ndryshme të territorit luftonin”, tha ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat