Bytyqi: Përgëzime LVV-së për politizimin e KPM-së

Aktuale

Bytyqi: Përgëzime LVV-së për politizimin e KPM-së

Më: 24 maj 2023 Në ora: 16:27
Albana Bytyqi,

Luljeta Aliu, e njohur për mbështetjen e saj ndaj pushtetit, është zgjedhur sot anëtare e Komisionit të Pavarur të Mediave.

Për zgjedhjen e saj ka reaguar deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi,

Bytyqi, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje e politizoi edhe KPM-në.

Ajo, ka shkruar se është tejet shqetësuese se deri ku ka shkuar niveli i këtij pushtetit.

Postimi i saj i plotë:

Përgëzime edhe njëherë Lëvizjes Vetëvendosjes, për politizimin e KPM-së, duke përzgjedhur sot, si anëtare të këtij Komisioni përkrahësen dhe militanten e tyre, znj. Luljeta Aliu.

Tejet shqetësuese se deri ku ka shkuar niveli i këtij pushteti dhe çfarë është në gjendje të bëjë për të kapur secilin institucion për ta ushtruar ndikimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat