Berisha nga PDK: Mosmbajtja e seancave të Kuvendit, taktizim i pushtetit

Aktuale

Berisha nga PDK: Mosmbajtja e seancave të Kuvendit, taktizim i pushtetit

Më: 24 maj 2023 Në ora: 18:11
Hisen Berisha

Pas një kohe deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë rifilluar punimet me pikat që kanë mbetura nga seancat e kaluara.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hysen Berisha vlerësoi se është taktizim e mazhorancës në Kuvendin e Kosovës që të mos mbahen punimet e Kuvendit të Kosovës.

“Pse nuk janë mbajtur seancat, cilat janë zhvillimet politike, cilat janë temat e nxehta që kanë mundur në vendin tonë dhe sa do t’i konvenonte mazhoracës të ketë debat parlamentar për tema të ndryshme, të zëmë për statutin  dhe dërgimin e tij me 2 Maj në Bruksel e jo në qeverinë e Kosovës”, theksoi ai për Info Plus.

Berisha ka kritikuar pozitën për mungesë transparence në procesin e dialogut me Serbinë. Për mospjesëmarrjen e PDK-së në seanca, deputeti Berisha tha se duan që të ndalin të keqen. Sipas tij mungesa e seancave ka bërë që të pësojnë të gjithë edhe ligjet edhe marrëveshjet ndërkombëtare.

“Përgjegjësi për mbajtjen e seancës është e mazhorancës dhe nuk mund të fajësohet opozita. Ne me abstenim ose mungesë në seanca duam t’i ndalim disa marrëveshje që janë në dëm të qytetarëve të Kosovës”, theksoi Berisha.

Deputeti opozitar ka kritikuar edhe ndarjen e buxhetit për komunat, duke përmendur se janë bërë ndarje në baza partiake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat