Krasniqi: Qeveria me emërimin e Aliut në KPM, dëshmoi misionin për të penguar fjalën e lirë

Aktuale

Krasniqi: Qeveria me emërimin e Aliut në KPM, dëshmoi misionin për të penguar fjalën e lirë

Më: 24 maj 2023 Në ora: 18:38
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se Qeveria e Kosovës, me emërimit e Luljeta Aliut si anëtare e Komisionit të Pavarur për Media ka dëshmuar se misionin e saj për të penguar fjalën e lirë.

Krasniqi ka thënë se vetëm një pushte i korruptuar dhe autokrat synon kontrollin e medieve.

“Me emërimin e Luljeta Aliut si anëtare në Komisionin e Pavarur për Media, një militante e deklaruar politike e Vetëvendosjes, kjo Qeveri dëshmoi edhe një herë se është në mision për të penguar fjalën e lirë duke synuar kapjen e mediave. Media e lirë dhe e pavarur është një nga platformat e rëndësishme jopolitike, e cila, përveç që informon qytetarët, monitoron dhe mban përgjegjës pushtetin në raport me politikat dhe veprimet që bien ndesh me ligjin dhe qeverisjen e mirë, ka shkruar Krasniqi.

Kundër këtij emërimi është shprehur edhe Qendra Evropiane për Liri të Mediave ka reaguar pas përzgjedhjes së Luljeta Aliut anëtare të Komisionit të Pavarur për Media nga Kuvendi.

Kjo organizatë ka thënë se Aliu mbështet publikisht Lëvizjen Vetëvendosje dhe rrjedhimisht nuk mund të konsiderohet e pavarur.

“Aliu ka përkrahur me zë, rregullisht dhe publikisht Lëvizjen Vetëvendosje (VV) dhe politikën e saj. Në asnjë mënyrë ajo nuk mund të konsiderohet e pavarur”, thuhet në reagimin e kësaj qendre.

Aliu arriti të zgjedhet me 48 vota të marra në Kuvendin e Kosovës, ndërsa dy kandidatët e tjerë nuk i morën votat e mjaftueshme dhe për ta, do të përsëritet edhe njëherë votimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat