Debati i fundit për gjuhën, Latifi: Luftë e agjencive turistike joshqiptare për të tërhequr qytetarë nga Kosova

Aktuale

Debati i fundit për gjuhën, Latifi: Luftë e agjencive turistike joshqiptare për të tërhequr qytetarë nga Kosova

Më: 24 maj 2023 Në ora: 19:07
Blerim Latifi

Profesori universitar i filozofisë, Blerim Latifi, ka komentuar debatin e fundit në opinionin publik rreth vendosjes së titrave të serialit “Rrushe” gjatë shfaqjes në Shqipëri.

Latifi diskursin negativ ndaj Shqipërisë në Kosovë e sheh si një “luftë të agjencive turistike për të tërhequr turistë kosovarë”.

Ai beson se seriali ”Rrushe“ është ”vetëm fillimi i këtij tregimi”.

”Po afrohet sezona profitabile e pushimeve verore, prandaj është koha me dalë me sha Shqipninë, me dalë me folë keq për Shqipninë, me thanë “ata t’Shqipnisë nuk na duan, na përbuzin, na urrejnë, ata janë t’poshter e na jemi ma t’mirë se ata”, e blla blla blla”.

“Krejt kjo e ka një shkak: luftën e agjencive turistike për tërheqjen e pushuesve kosovarë.  Hajde ta krijojmë në publikun kosovar një klimë kundër Shqipnisë, në mënyrë që turistët kosovarë në vend të bregdetit shqiptar të zgjedhin ndonjë tjetër, qoftë në Mal të Zi, qoftë në Turqi, qoftë gjetiu. Ky tregimi për serialin kosovar të titruar në ekranin e Top Channel është veç fillimi i kësaj fushate”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Në Kosovë ka pasur shumë reagime pasi shfaqja e këtij seriali nga Kosova në Top Channel kishte edhe titra.

Opinionet janë të ndryshme, ka prej atyre që e shohin si “tendencioze“, por qarkullon edhe mendimi tjetër se “televizioni po i përmbahet standardes”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat