Tahiri: Tentimi i VV-së për kapjen e mediave u kompletua me emërimin e Luljeta Aliut në KPM

Aktuale

Tahiri: Tentimi i VV-së për kapjen e mediave u kompletua me emërimin e Luljeta Aliut në KPM

Më: 24 maj 2023 Në ora: 20:08
Abelard Tahiri

Emërimin e Luljeta Aliut, si anëtare të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, e ka cilësuar si tentim të VV-së, për kapjen e mediave të lira.

“Mësymja e Vetëvendosjes për të kapur mediat e lira dhe veçmas RTK-në si transmetues publik, pas Bordit e Redaksisë, u kompletua sot në Kuvend me emërimin e Luljeta Aliut, një militanteje politike të Lëvizjes Vetëvendosje, si anëtare të Komisionit të Pavarur për Media”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se një veprim i tillë, tregon simptomën e parë të pushtetit i cili frikësohet nga të bëmat e veta.

“Kapja e mediave është simptoma e parë dhe më domethënëse e një pushteti të korruptuar, që frikësohet nga të bëmat e tij të cilat kërkon t’i mbajë nën kontroll e jashtë vëmendjes së qytetarëve. Krejt dhe zhdrejtë, kundër fjalës së lirë, në mbrojtje të korrupsionit qeveritar”, ka thënë Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat