Kusari-Lila: Çudi të akuzohet ministrja për skandale nga dikush që ka qenë pjesë e koalicionit PAN

Aktuale

Kusari-Lila: Çudi të akuzohet ministrja për skandale nga dikush që ka qenë pjesë e koalicionit PAN

Më: 25 maj 2023 Në ora: 11:32
Mimoza Kusari-Lila

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar sot që të tërhiqet rezoluta e PDK-së për gjendjen në ministrinë e Tregtisë, Industrsië dhe Ndërmarrësisë.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë në seancën e Kuvendit se kjo rezolutë nuk ka as bazë kushtetuese dhe as vlerë përmbajtësore.

Kusari-Lila: Tërhiqeni këtë rezolutë, nuk ka bazë kushtetuese

“Të nderuar deputet përmirësimi i mjedisit për biznes ka qenë punë dhe angazhim dhe fokus i ministrisë së Tregtisë, Ndërmarrësisë andaj iu inkurajoj që të shqyrtoni dhe të tërhiqni atë rezolutë, e cila nuk ka as bazë kushtetuese e as ndonjë vlerë përmbajtësore në raport me materialin që prezanton”, ka thënë ajo.

Tutje, deputetja Kusari-Lila është shprehur se të akuzohet ministrja Hajdari për skandale të shumta nga një parti, e cila ka qenë pjesë e qeverisjes PAN është çudi.

“Jeni në rrjedha të ngjarjeve ekonomike dhe me thënë që asnjëherë më shumë në ministri të Tregtisë nuk ka pasë skandale duke marrë parasysh se keni qenë partnerë koalicioni në PAN në qeverinë PDK-AAK-Nisma dhe ajo ministri jo që është keqmenaxhuar dhe është abuzuar skajshmërisht krejt çka ka qenë për tu abuzuar e gjallë dhe vdekur aty brenda e tash me e nxjerr dhe kërkuar atë çka ju mendoni që po bëhet përtej punës së qeverisë Kurti dhe ministres Hajdari është për çudi”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat