Sot mbahet intervistimi i kandidatëve për gjyqtarë në Kushtetuese

Aktuale

Sot mbahet intervistimi i kandidatëve për gjyqtarë në Kushtetuese

Më: 26 maj 2023 Në ora: 08:51
Gjykata Kushtetuese

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese të premten e 26 majit do të intervistojë kandidatët për gjyqtarë në këtë gjykatë.

Intervistimi i kandidatëve bëhet në hapësirat e ndërtesës së Kuvendit duke filluar në orën 10:00.

Po ashtu duke filluar në ora 11:00 në hapësirat e Kuvendit do të mbahet edhe Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Në rend dite do të jetë “Dëgjimi Publik për Projektligjin nr.08/L-190 për Zhvillim Rajonal të Balancuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat