Policia deklarohet rreth situatës në veri

Aktuale

Policia deklarohet rreth situatës në veri

Më: 26 maj 2023 Në ora: 13:15
Foto nga vendngjarja

Dhjetëra serbë janë mbledhur para objektit të Komunës së Zubin Potokut, një ditë pasi kryetari i ri i kësaj komune, Izmir Zeqiri, e ka bërë betimin.

Grumbullime të tilla raportohet se ka edhe para objekteve komunale në Zveçan dhe Leposaviq.

Paraprakisht në mesditë janë dëgjuar alarmet në katër komunat veriore që janë të banuara me shumicë serbe.

Para objektit të komunës së Zveçanit shihen edhe makina të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar nëpërmjet një komunikate se sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend.

“Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat