Njerëz me maska shihen në protestat e veriut, vjen paralajmërimi: Janë të gatshëm për akte terroriste!

Aktuale

Njerëz me maska shihen në protestat e veriut, vjen paralajmërimi: Janë të gatshëm për akte terroriste!

Më: 29 maj 2023 Në ora: 10:33
Pamje nga veriu

Struktura ilegale dhe kriminale janë pjesë e protestzve që po mbahen edhe sot në veri të Kosovës.

Njerëz të maskuar janë pjarë që po marrin pjesë në këto protesta që janë vazhdimsi e asaj cka ndodhi të premten atje.

Instituti OCTOPUS shpreh shqetësimin se, në mesin e protestuesve mund të ketë edhe njerëz që janë të gatshëm për akte terroriste.

"Struktura ilegale dhe kriminale - njerëz të maskuar në protestat në veri. Instituti OCTOPUS shpreh shqetësimin se, në mesin e protestuesve mund të ketë edhe njerëz që janë të gatshëm për akte terroriste!", shkroi në Facebook drejtori i këtij instituti për studime të luftës hibride, Agim Musliu.

Bashkëpunëtorët e Institutit OCTOPUS, kanë thënë se, protestuesit në terren janë duke u udhëhequr nga ish-policët e dorëhequr serbë të Policisë së Kosovës dhe anëtarë të strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”.

Përgjegjës për pjesën e ish-policëve është Aleksandar Filipoviq, ndërsa përgjegjës për pjesën e të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile” është Milun Milenkoviq “Lune”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat