Abbott: Sulmet ndaj personelit të KFOR-it dhe gazetarëve janë të papranueshme

Aktuale

Abbott: Sulmet ndaj personelit të KFOR-it dhe gazetarëve janë të papranueshme

Më: 29 maj 2023 Në ora: 18:19
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Nicholas Abbott

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Nicholas Abbott, i ka cilësuar si kriminale dhe të papranueshme sulmet e protestuesve serbë ndaj personelit të KFOR-it dhe Gazetarëve në veri të Kosovës.

Sipas tij, duhet të ndërmerren veprime menjëherë për të de-përshkallëzuar dhe ulur tensionet.

“Sulmet ndaj personelit të KFOR-it dhe gazetarëve janë kriminale dhe të papranueshme.

Siç e ka bërë jashtëzakonisht të qartë QUINT – duhet të ndërmerren veprime menjëherë për të de-përshkallëzuar dhe ulur tensionet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat