Von Cramon i cilëson si të papranueshme sulmet ndaj KFOR-it dhe gazetarëve në Zveçan

Aktuale

Von Cramon i cilëson si të papranueshme sulmet ndaj KFOR-it dhe gazetarëve në Zveçan

Më: 30 maj 2023 Në ora: 00:33
Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i ka cilësuar si të papranueshme sulmet ndaj KFOR-it dhe gazetarëve në Zveçan.

Në llogarinë e saj në Twitter, ajo ka shkruar se përshkallëzimi duhet të përfundojë menjëherë dhe të gjithë duhet të kontribuojnë në zbutjen e tensioneve.

“Ne kemi nevojë për paqe dhe zgjidhje politike të krizës në veri të Kosovës”.

Kujtojmë, se të hënën ajo mbajti një konferencë në Kosovë dhe kritikoi Qeverinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat