Venhari: Protestuesit serbë me simbolin “Z” në veri treguan se janë pro Putinit

Aktuale

Venhari: Protestuesit serbë me simbolin “Z” në veri treguan se janë pro Putinit

Më: 30 maj 2023 Në ora: 00:49
Simboli “Z” në vetura të KFOR-it

Drejtori i organizatës “GeoPost”, Gynen Venhari, ka thënë se protestuesit serbë të cilët vendosnin simbolin “Z” nëpër veturat Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe medieve, kanë treguar se janë pro Rusisë dhe kundër perëndimit.

Në emisionin Edicioni Special, ai ka shtuar se bota serbe është fort e lidhur me botën ruse dhe sipas tij, këto dy botë është vështirë të ndahen.

“Kjo do të thotë se bota serbe dhe ajo ruse janë të ndërlidhura njëra me tjetrën dhe kushdo që tenton t’i ndajë është vështirë sepse ato bashkëveprojnë njëra me tjetrën”.

“Rusia normal që indirekt përmes shërbimit, huliganëve, protestuesve në veri dhe përmes serbëve që protestuan aty, dëshironin të dërgonin atë simbolin e famshëm ‘Z’ i cili është një simbol tashmë famëkeq në të gjithë botën”.

“Ata me këtë dërguan mesazh të qartë se janë pro Rusisë dhe pro Putinit dhe kjo është mjaft shqetësuese”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat