Dëshmitari i shtatë kundër Shalës, pjesa më madhe dëshmisë në seancë private

Aktuale

Dëshmitari i shtatë kundër Shalës, pjesa më madhe dëshmisë në seancë private

Më: 30 maj 2023 Në ora: 11:41
Pamje nga seanca

Në seancën gjyqësore në rastin kundër Pjetër Shalës i njohur me nofkën komandat “Ujku”, tashmë ka nisur dhënien e dëshmisë së tij dëshmitari i shtatë me pseudonimin TW4-01.

Derisa, ky dëshmitar i radhës ndodhet në sallën e gjyqit, kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia e ka njoftuar atë me masat mbrojtëse, ndërsa shtoi se për arsye të mbrojtjes së identitetit të tij pjesa më e madhe e dëshmisë do të jetë në seancë private.

Trupi gjykues theksoi se pas përfundimit të dëshmisë së këtij dëshmitari, transkripta e dëshmisë së tij do të rishikohet në kohën e duhur dhe do të bëhet publike sa më shumë që të jetë e mundur.

Veldt-Folia: Për arsye të mbrojtjes së dëshmitarit parashikohet që pjesa më e madhe e dëshmisë të jetë private

“Për arsye të mbrojtjes së dëshmitarit parashikojmë që pjesa më e madhe e dëshmisë së këtij dëshmitari të jepet në seancë private në mënyrë që të mbrohet identiteti i dëshmitarit. Paneli më pas do të shikojë dëshminë dhe do të gjykojë se cilat pjesë mund të nxirren për publikun”, tha kryetarja e trupit gjykues.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka paraparë që për 12 orë të bëjë pyetje për dëshmitarin e shtatë.

Pjetër Shala, seancën e sotme po e përcjell nga qendra e paraburgimit, përmes video-lidhjes.

Shala po qëndron në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Në gjykimin kundër Pjetër Shalës deri tani janë dëgjuar katër dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun.

Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, n bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e flet arrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat