Reagon AGK: Fushatë e rrezikshme, gazetarët janë bërë cak i foto-montazheve

Aktuale

Reagon AGK: Fushatë e rrezikshme, gazetarët janë bërë cak i foto-montazheve

Më: 31 maj 2023 Në ora: 22:51
Berat Buzhala, Bekim Kabashi dhe Lavdim Hamidi, janë bërë cak i foto-montazheve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar lidhur me rastet e fundit, ku gazetarët  janë bërë cak i disa foto-montazheve.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa foto-montazha ndaj gazetarëve Berat Buzhala, Bekim Kabashi dhe Lavdim Hamidi.

Berat Buzhala, Bekim Kabashi dhe Lavdim Hamidi, janë bërë cak i foto-montazheve, të cilat po shpërndahen në rrjete sociale këtë pasditë. Foto-montazha e Buzhalës është krijuar në atë formë që të duket gjoja se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka ripostuar një cicërimë të Buzhalës, duke thënë se është njëri nga gazetarët më të mirë kosovar. Ndërsa, Kabashit dhe Hamidit, u janë vendosur flamuj të Serbisë në ballë me mbishkrimet: “Zagarët e Vuciqit”, si dhe “Bravo vëlla” (duke aluduar se kështu po iu drejtohet presidenti Serb dy gazetarëve)”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Tutje, Asociacioni i Gazetarëve ka thënë se një fushatë e tillë, është shumë e rrezikshme dhe vë në cak të sulmeve online si gazetarët, ashtu edhe familjet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat