MPJD thirrje qytetarëve të Kosovës: Shmangni kalimin nëpër Serbi

Aktuale

MPJD thirrje qytetarëve të Kosovës: Shmangni kalimin nëpër Serbi

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Për shkak të situatës së krijuar në veri të vendit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD), u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin kalimin nëpërmjet Serbisë.

MPJD, gjatë ditës ka pranuar raportime për arrestime të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet serbe përgjatë kalimit të tyre nëpër Serbi.

“Marrë parasysh zhvillimet e fundit, dhe duke e njohur qasjen jo korrekte të autoriteteve serbe, me qëllim të shmangies të çfarëdo incidenti, MPJD fton qytetarët që të përdorin rrugë alternative për udhëtim”, njofton MPJD.

Njoftimi i plotë

MPJD fton qytetarët e Republikës së Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi

Për shkak të situatës së krijuar në veri të vendit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin kalimin nëpërmjet Serbisë.

MPJD, gjatë ditës ka pranuar raportime për arrestime të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet serbe përgjatë kalimit të tyre nëpër Serbi, dhe po merret nga afër me rastet nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Beograd.

Marrë parasysh zhvillimet e fundit, dhe duke e njohur qasjen jo korrekte të autoriteteve serbe, me qëllim të shmangies të çfarëdo incidenti, MPJD fton qytetarët që të përdorin rrugë alternative për udhëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat