Haxhi Abdyli për Vjosa Osmanin: Lum Kosova kush e përfaqëson

Aktuale

Haxhi Abdyli për Vjosa Osmanin: Lum Kosova kush e përfaqëson

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 23:08
Haxhi Avdyli

Haxhi Avdyli, deputet i partisë “Guxo”, ka bërë një status të çuditshëm.

Ai e ka shpërndarë një postim të presidentes Vjosa Osmani, ku shihet ajo teksa takon liderët evropianë që gjindeshin në samitin në Moldavi.

Lum Kosova kush e përfaqëson” – është fjalia e parë e z. Avdylit.

Ndërsa fjalia e dytë është edhe më interesante. Sipas deputetit Avdyli, populli i Kosovës është më i mençuri në botë, pasi ka ditur kë ta votojë e kë ta pensionojë nga politika.

“Ky popull është populli më i menqur në botë, kur diti kënd të zgjedh e kënd të penzionoi nga politika…” – shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat